Ja sa para do t’i fitojë Nora Gjakova

Nora Gjakova do të shpërblehet nga shteti i Kosovës me saktësisht 20 mijë euro.

Sport

25/06/2015 19:37

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, që rrëmbeu sot medaljen e bronztë ne Lojërat Olimpike “Baku 2015”, do të shpërblehet nga shteti i Kosovës me saktësisht 20 mijë euro.

Kështu është përcaktuar në maj të vitit 2013, ku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me ministrinë e atëhershëm, Memli Krasniqin, miratuan Rregulloren për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezultat kulminante në arenën ndërkombëtare, shkruan “Gazzetta Olle”.

Një shumë të majme do ta rrëmben edhe trajneri Drinon Kuka, i cili do të shpërblehet me 10 mijë euro, ashtu siç është e rregulluar ku 50 për qind e shumës që e fiton sportisti, i takon edhe trajnerit.

Sipas rregullores, për medaljen e artë në Lojrat Olimpike, sportisti fiton 100 mijë euro, të argjendtën 60 mijë, kurse të bronztën 40 mijë.