Ja sa herë në ditë i prekin meshkujt testikujt e tyre

Siç duket, meshkujve “u pëlqen” të kontrollojnë shtatë herë në ditë se çfarë po ndodh aty poshtë.

Fun

13/11/2019 21:02

Por, pavarësisht se e bëjnë këtë, 66% e meshkujve asnjëherë nuk kontrollohen nga doktorët për problemet që mund t’i kenë, transmeton Telegrafi.

Anketimi me 2,000 njerëz, i kryer nga “KP Nuts and Movember”, ka zbuluar se meshkujt i prekin testikujt kur janë nervozë.

23% prej meshkujve të anketuar kanë thënë se kanë shkas për t’i prekur të paktën 10 herë në ditë dhe 1% kanë thënë se i kontrollojnë testikujt të paktën 50 herë brenda 24 orëve.

Por, anketimi gjithashtu ka theksuar faktin se shumë meshkuj nuk janë duke e marrë me seriozitet kancerin në testikuj, pasi që 62% e meshkujve kanë thënës e nuk janë kontrolluar për këtë çështje te doktori gjatë 10 viteve të fundit, dhe 11% kanë thënë se nuk kontrollohen as vet.

Kanceri testikular është më i zakonshmi te meshkujt e rinj dhe në shumicën e rastet, nëse zbulohet herët, ka 95% shans të mbijetesës.

Pra, nëse veç dyshoni se diçka nuk është duke shkuar në rregull aty poshtë, rekomandohet që ta vizitoni sa më parë doktorin.