Ja sa gola ka shënuar Messi jashtë zonës së 16-metërshit këtë vit

Argjentinasi edhe këtë vit po vazhdon me paraqitje të mira.

Sport

27/11/2021 08:48

Përkundër moshës 34-vjeçare, edhe më tutje Leo Messi është në formën e tij optimale dhe po vazhdon të dhurojë spektakël me gola e asistime, shkruan lajmi.net.

Ylli argjentinas deri më tani këtë vit ka realizuar 41 gola e 14 asistime në 55 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Barcelonën, Argjentinën dhe Paris Saint-Germain.

E veçanta e golave të Messit është se nga 41 sosh sa ka realizuar këtë vit, 15 prej tyre i ka realizuar jashtë zonës së 16-metërshit, si asnjë futbollistë tjetër.

Në përqindje i bie që Messi ka shënuar 37% të golave të tij këtë vit jashtë zonës së rrezikshme, kryesisht nga goditjet precize por edhe nga goditjet e dënimit.

Ndryshe, Messi po llogaritet favorit që të fitojë sërish Topin e Artë. /Lajmi.net/