Ja pse Rugova nuk shkoj në Prekaz – sipas Sabit Gecit (Video)
Njëri nga komandantët e luftës së UÇK-së në Zonën e Drenicës, Sabit Geci, thotë se presidenti i ndjerë e historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, asnjëherë nuk ka qenë i penguar që të shkojë në Drenicë.

Lajme
Këtë deklaratë Sabit Geci e ka bërë në emisionin “Republika” të Tribuna Channel, me Dardan Gashin.
“A po e sheh se sa turp është. Unë vetë kam qenë në Lidhjen Demokratike dhe në Odën tonë ka qenë fotografia e Ibrahim Rugovës. Shumica e qytetarëve kanë qenë në LDK. Boll kam pas respekt për Bacën Adem dhe kam respekt të jashtëzakonshëm për të, po kur ai e ka formuar partinë asokohe unë nuk jam dalë nga LDK-ja me iu bashku atij. Kam ndejë në LDK”, ka thënë Geci. “E kanë pengu ata që i thoshin mos shko se të vrasin. Kush guxon ta vret një president që votën ia qesin 80 për qind e qytetarëve”, ka thënë tutje ai.
