Ja pse humbi Bayerni
Philipp Lahm ka insistuar se Bayern Munich nuk është ende i gatshëm fizikisht për sezonin e ri, dhe për këtë arsye humbi nga Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë.

Sport
Philipp Lahm ka thënë se Bayern Munich thjesht nuk është në nivelin e duhur fizik pas humbjes 2:0 nga Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë.
Goli në pjesën e parë nga Henrikh Mkitaryan dhe ai në të dytën nga Pierre-Emerick Aubameyang udhëhoqën Dortmundin drejt fitores.
Bayern nuk ishte në ritmin e lojës së zakonshme. Dhe, Lahm i cili u inkuadrua në lojë si rezervist pas përfundimit të pjesë së parë ka pranuar se skuadra thjesht nuk ka hyrë ende në ritmin e sezonit të ri.
“Ne kemi shumë futbollistë që kanë stërvitur për një periudhë shumë të shkurtër. Ne kemi pasur shumë futbollistë të lënduar që kanë qëndruar në shtëpi. Për këtë arsye është e vështirë”, deklaroi ai.
“Jemi në mes të përgatitjeve. Në stërvitje, ju mundeni vetëm të përgatisni, por të mos e simuloni garën”, u shpreh Lahm.