Ja përse duhet ta hani një avokado në ditë

Ekzistojnë mijëra arsye përse ju duhet ta konsumoni avokadon më shpesh.

Lifestyle

29/01/2019 20:43

Avokado është ndër ushqimet më të mira që mund të hani, meqenëse përfitimet shëndetësore që sjell ky ushqim janë të bollshme, transmeton lajmi.net.

Mësoni se si një avokado në ditë e përmirëson shëndetin tuaj, dhe si të përfitoni më së shumti, duke filluar që nga sot.

Humbja e peshës

Një avokado është ndihmesë e madhe për humbjen e peshës. Mos u mashtroni nga përmbajtja e tij yndyrore, pasi avokado vetëm i dërgon yndyrëra të shëndetshme organizmit.

Rregullimi i presionit të gjakut

Për shkak të përmbajtjes së pasur të kaliumit, avokado mund të balancojë presionin e gjakut me lehtësi. Kaliumi zakonisht është përgjegjës për eliminimin e natriumit shtesë në trup.

Përmirësimi i të pamurit

Avokadot janë të mbushura me dy karotenoide thelbësore, të quajtura lutein dhe zeaksantin. Këto substanca përmirësojnë në mënyrë drastike në të pamur.

Kontrollon kolesterolin në trup

Përsëri, yndyrërat e shëndetshme janë më të dobishme se ç’mendohen. Për  shkak të përmbajtjes së saj të shëndetshme yndyrore, avokado mund të rregullojë kolesterolin në trup.

Parandalimi i diabetit

Një përfitim tjetër i madh që merret nga ngrënia e avokados është reduktimi i rrezikut nga diabeti. /Lajmi.net/