Ja me çfarë përballen stafi i një avioni (Foto)
Pavarësisht faktit se ka pasur gjithmonë raporte të mira në mes të pasagjerëve të një avioni dhe stafit të tij, ka disa gjëra me të cilat shërbëtorët e avionit përballen që nga vitet e 60’a – dhe kjo nuk është diçka fort e mirë.
Fun
Kështu, në bazë të disa veprimeve dhe sjelljeve jo të këndshme në avion, stafi i avionit padyshim se nervozohet shumë.
Në rrjetet sociale, shoqëruesit e fluturimeve tani kanë vendosur që t’i publikojnë përvojat personale të tyre dhe të papriturat që ata i përjetojnë në avion.
Të shkruash #passengershaming dhe #flyingfeet në Instagram dhe Twitter, ju do të keni qasje në pamje të ndryshme, rrëfime dhe përleshje të stafit me pasagjerët, transmeton Lajmi.net.
Dan, i cili punon për një staf fluturimi në Britani tashmë e dhjetë vite, ka shpërndarë disa fotografi nga pamjet kur avioni mbetet i zbrazur. Aty do të shihni se si njerëz të shumtë lënë mbeturina gjithandej dhe krijojnë rrëmujë të padëshirueshme për stafin.
Përveç këtyre përvojave që ata i përjetojnë kur pasagjerët lëshojnë avionin, ju do të shihni edhe disa fotografi nga momentet më ‘të sikletshme’ të një udhëtimi me avion.
Ai i ka shpërndarë këto fotografi për njerëzit që të shohin jetën prapa një stafi të avionit. (Lajmi.net)
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë: