Ja kush po ua shpenzon baterinë e iPhone me iOS 9.0.2

Aplikacioni i Facebook për iPhone është duke ua ‘ngrënë’ baterinë shumicës së celularëve iPhone përreth botës.

Auto & Tek

16/10/2015 09:26

Përderisa të gjithë janë duke shikuar mundësinë për ta rregulluar kodin e Facebook që e lejon aplikacionin të funksionojë në sfond, Apple ende nuk ka bërë ndonjë veprim për këtë ‘të metë’.

Duket se problemi qëndron tek programimi i aplikacionit për iOS 9.0.2. Kur aplikacioni i Facebook përdoret dhe më pas fiket duke e mbyllur atë me metodën e zakonshme, ai duhet të mos funksionojë më.

Por, aplikacioni e bën të kundërtën, ai vazhdon të thithë jetën e baterisë së iPhone, duke e reduktuar jetëgjatësinë e celularit. Përdoruesit kanë raportuar se aplikacioni është duke konsumuar 15% të jetëgjatësisë totale të baterisë, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni vazhdon të mbetet aktiv në sfond edhe nëse këtë e keni ndalur në Settings, që duket se është për shkak të një programimi të dobët. (lajmi.net)