Ja kush janë prindërit e vërtetë të bebes së Kemalit dhe Nihanit (Foto-Video)
Njihuni me bebushen Deniz te “Kara Sevda”...Seriali “Kara Sevda”, pa dyshim që po thyhen rekordet e shikueshmërisë. Kjo falë ngjarjes dramatike si dhe aktrimit të shkëlqyeshëm të protagonistëve dhe aktorëve të tjerë të kastit.
ShowBiz
“Kara Sevda” tashmë ka edhe një personazh shumë të veçantë, atë më të ëmblën Denizin.
Bebushja ka rolin e vajzës së Kemajlit (Burak Ozcevit) dhe Nihanit (Neslihan Atagul). Emri i saj i vërtetë është Arven Beren. Edhe pse shumë e vogël ajo ka arritur një famë të madhe në Turqi, përcjell rtv21.tv
Instagrami i saj i cili menaxhohet nga anëtarët e familjes ka arritur më shumë se 300 mijë ndjekës. E ajo nuk njihet vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera ku transmetohet seriali. Tek ne epizodat e kësaj telenovele transmetohen nga RTV21 çdo të mërkure, të enjte dhe të premte në ora 20:15. Në këtë termin mund t’i shihni situatat dramatike me të cilat përballen protagonistët e “Kara Sevda”, në të cilat situata është e përfshirë edhe Deniz.
https://www.instagram.com/p/BSJvvUwjtv2/

