Ja kur do të zyrtarizohet Rodri tek Man City

Skuadra e Manchester City është afër që të kryej transferimin e madh të mesfushorit të Atletico Madrid.

Sport

30/06/2019 09:59

Rodri Hernandez është lojtari që kërkohet me ngulm nga skuadra e Pep Guardiolas, tash e disa kohë.

‘Daily Mail’ raporton se ‘Citizens’ do të zyrtarizojnë transferimin e spanjollit të hënën, për të thyer rekordin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Merkatoja në Spanjë nuk hapet zyrtarisht deri atë ditë, por zyrtarët e Atletico besojnë se marrëveshja është e mbyllur.

City duhet të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar me Riyad Mahrez, për të paguar klauzolën 63 milionë funte për mesfushorin defenziv spanjoll. /Lajmi.net/