Ja kur do të zyrtarizohet De Ligt te Juventusi
Sky Sport Italia pretendon se Juventusi mund të finalizojë një marrëveshje për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt këtë javë.
Sport
Bllokimi i kësaj lëvizje mbetet për arsye të tarifës së transferimit mes të dy klubeve, por Sky beson se Juventusi është në një ‘pozitë të mirë’.
Kjo është për shkak se Paris Saint-Germain dhe Barcelona kanë hequr dorë, ndërsa 19-vjeçari dëshiron vetëm ‘Bianconerët’, transmeton lajmi.net.
Prandaj, drejtori sportiv Fabio Paratici po kërkon të nënshkruajë me holandezin para se ‘Zonja e Vjetër’ të niset për turneun e tyre para-sezonal të Azisë.
Ai tashmë do të ishte transferimi i tretë në fazën e mbrojtjes këtë verë pas Meri Demiral dhe Cristian Romero.
Juve është shumë pranë shërbimeve edhe të sulmuesit Mauro Icardi, pasi kërkon ta përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/