Ja kur do të mbarojë ‘Big Brother Albania 9’
Ka 10 vite që shfaqet pothuajse çdo vit në Big Brother Albania.

ShowBiz
Por, edicioni i sivjetmë është një nga më të komentuarit, pasi ka ndryshuar formati i edicionit dhe loja po luhet me çifte, shkruan lajmi.net
Ende pa filluar, Big Brother u komentua shumë. Hyrja e një çifti lesbikesh dhe dalja e banorëve që njihen si të preferuara ishin të stër komentuara.
E ky edicion që filloi me 18 mars, padyshim që do ketë një fund.
Prezantuesja Arbana Osmani më herët në transmetim ‘live’ tha se BBA 9 përfundon me 24 qershor kur bëhen fiks 100 ditë të këtij shou./Lajmi.net/