Ja kur do të largohet De Gea nga Man Utd
Ditëve të fundit është thënë se David de Gea nuk dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”.

Sport
Sipas “The Times”, David de Gea do të largohet nga skuadra tek në vitin 2020, transmeton lajmi.net.
“Djajtë e kuq” nuk do të shpenzojnë më shumë në spanjollin, të cilit kontrata i skadon po atë vit.
De Gea veçse ka bërë të ditur se është i pakënaqur me ofertat dhe me situatën tek Manchester United.
Nëse kjo gjendje vazhdon, United mund të përballet me një largim më të hershëm të gardianit. /Lajmi.net/