Ja deklarata e plotë e policisë për vjedhjen në shtëpinë e Getoarit dhe Marinës

Shtëpia e reperit në Tiranë, shtëpi në të cilën ai jeton së bashku me të dashurën e tij Marina Vjollca, ka rënë pre e një grabitjeje.

ShowBiz

26/07/2016 10:35

Hajdutët kanë ditur çfarë të vjedhin, pikërisht një orë me vlerë rreth 35 mijë Euro, të këngëtarit nga Kosova.

Mirëpo Policia e Tiranës, ka bërë të mundur arrestimin e 2 të rinjve nga Kamza të cilët janë autorët e kësaj ngjarjeje, sipas “Panorama.al”.

17 vjeçari me iniciale D.K, është ai që e ka marrë orën në shtëpinë e Ghetto Geasy, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 vjeçarit Mërgim Lala.

Ja deklarata e plotë e policisë:

Më datë 24.07.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K dhe Mërgim Lala, vjeç  17 dhe 20, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, tek “Kodra e Diellit”, në banesën e shtetasit G.S, vjeç 34, , shtetasi D.K, ka vjedhur një orë me vlerë 35.000 euro dhe e ka fshehur në banesën e e shtetasi Mërgimi Lala. Nenet 134 e 300 të Kodit Penal.