Ja ç’ndodh me organizmin tuaj, nëse hani dy kivi në ditë

Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë.

Lifestyle

28/02/2019 18:44

Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët.

Mësoni përfitimet që merr organizmi falë konsumit të dy frutave në ditë.

Imunitet më i fortë

Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.

Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet.Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.

Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.

Humor dhe Energji

Enzimat aktive të kivit përmirësojnë nivelet e energjisë në organizëm por edhe humorin e mirë. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të nivelit të energjisë me 31%.

Tretje më e mirë

Kivi përmban sasi të larta të fibrës e cila është e domosdoshme për tretjen.Duke ngrënë dy kivi në ditë, trupi do të furnizohet me 4.2 gramë fibër dietike. Studimet kanë treguar se njerëzit e prekur nga konstipacioni kronik, të cilët konsumojnë 2 kivi në ditë për një muaj përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të problemit.

Gjumë më i mirë

Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave një orë përpara gjumit përgjatë katër javëve, përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Sipas tyre, kohëzgjatja e gjumit rritet me 15% ndërsa njerëzit i zë gjumi 41% më shpejt se më parë.

Kivi përbën një kurë shumë të mirë kundër azmës.Enzimat përbërëse të tij zbusin simptomat duke ulur sasinë e rruazave të bardha të gjakut të cilat prodhohen më shpejt tek azmatikët. /mapo.al