Ja çka i thotë Iggy atyre që e urrejnë!

Reperja Iggy Azalea, duket se nuk lodhet aspak për ata që e urrejnë. E këtë 24 – vjeçja e bëri të ditur përmes një deklarate teksa u shfaq në “The Cruz Show”, ku foli për vështirësitë që kishte hasur në karrierën e saj muzikore.

ShowBiz

07/03/2015 19:30

Siç shkruan revista InTouch, Azalea u shpreh se, sa i përket zërave që ishin përhapur rreth saj, si fakti që këngëtarja i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë apo për racizëm kundrejt njerëzve me ngjyrë, ajo tha se bëhej fjalë për vepra të atyre që e urrejnë dhe kërkojnë me çdo kusht që të gjejnë arsye për ta sulmuar edhe më shumë.

Ajo mohoi kategorikisht faktin se ka ndryshuar gjini, ndërsa sa i përket postimit në Twitter ku shfaqte ide raciste, tha se bëhej fjalë për një sulm nga hakerat. Lajmi.net