Haxhiu shmang deklaratat për presidentin: Sot fokusi është te të mbijetuarit
Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flas për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Pas nderime pranë memorialit “Heroinat”, ajo është pyetur se a do të takohen me partitë tjera këtë javë. Haxhiu tha se “në respekt të të mbijetuarve të dhunës seksuale unë sot do të fokusohesha vetëm…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flas për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Pas nderime pranë memorialit “Heroinat”, ajo është pyetur se a do të takohen me partitë tjera këtë javë.
Haxhiu tha se “në respekt të të mbijetuarve të dhunës seksuale unë sot do të fokusohesha vetëm në këtë çështje. Për tema të tjera do të kemi çështje të tjera”.
Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Gjykata Kushtetuese, më 25 mars, e shpalli të pavlefshëm dekretin e Osmanit, duke dhënë kohë prej 34 ditësh për zgjedhje të presidentit. Në rast se një e gjë e tillë nuk arrihet, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh./kp