Ja çka i ndodh trupit kur konsumon dy vezë në ditë

Keni menduar ndonjëherë se çfarë mund t’i ndodhë trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë dy vezë?

Lifestyle

31/12/2019 12:09

Nëse ka studime që thonë se dy vezë në ditë ju bëjnë dëm, ka edhe të tjerë që dalin në përfundimin se konsumi i dy vezëve sjell përfitime të shumta për shëndetin.

Disa prej tyre i gjeni më poshtë:

Shikimi juaj ruhet për shkak se vezët përmbajnë luteinë – Hulumtimet e reja tregojnë se vezët e pulës janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për pamje të pastër dhe mprehtë.

Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit – Shkencëtarët kanë gjetur se vitamina D gjendet në vezë dhe vitamina D ju forcon dhëmbët dhe eshtrat.

Vezët përmbajnë vitaminë B e cila mbron lëkurën, flokët dhe mushkëritë – Bitonia, vitaminë B12 janë proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës.

Filloni të humbni peshë – Shkencëtarët amerikanë kanë ardhur në përfundim se nëse shtoni vezë në dietën tuaj, sidomos në mëngjes, ju humbni peshë dy herë më shumë.