Ja cila është mosha ideale për të mbetur shtatzënë

Fëmija është një ndër momentet më të bukura të një çifti në jetën e tyre dhe shpesh të gjithë mund të kenë dilemën se kur është koha ideale për tu bërë prindër.

Lifestyle

07/01/2022 12:46

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe mëmësia ka moshën e saj ideale, transmeton lajmi.net.

Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeçare është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmije.

Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë,k o gjë ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet.

Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Asnjëherë mos u ndjeni nën presion, tashmë e keni përgjigjen e duhur për secilin që ju bën këtë pyetje. /Lajmi.net/