Ja çfarë u kishte thënë Astrit Dehari hetuesve pasi u burgos

20:43 | 12 Nentor 2016

Astrit Dehari

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ishte i gatshëm të barte çfarëdo pasoje, për të mos e “tradhtuar” kurrë Lëvizjen e tij.

I ndjeri, deri sa i ishte kërkuar të bashkëpunonte me policinë për ndriçimin e rastit që kishte të bënte me sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kishte refuzuar një gjë të tillë.

Burime të “Indeksonline”, kanë bërë ditur se Dehari ishte i gatshëm të qëndronte prapa grilave edhe 20 vjet dhe të mos thoshte asnjë fjalë kundër VV-së.

“Jo 10 por edhe 15 deri 20 vjet jam përgatitë me përballu burgun”, ishte shprehur Dehari.

Sipas këtij burimi kjo ishte përgjigja që Astrit Dehari u kishte dhënë hetuesve policor, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për  të cilin  po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Astrit Dehari, ka vdekur javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren, deri sa po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Ata dyshohen se kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht të këtij viti.

Ndërkohë, deri sa kishte qëndruar në paraburgim për më shumë se dy muaj, Dehari kishte shkruar edhe një ditar, i cili gjendet në duar të hetuesisë.