Ja çfarë ndodhë kur takohen dy kokëfortë në trafik (Video)

Dy shoferë të pavarur kanë treguar më së miri se njerëzit mund të jenë kokëfortë dhe qesharak në disa raste.

Fun

29/09/2015 11:53

Një grua dhe një burrë kishin bllokuar komunikacionin për plotë 40 minuta, falë kokëfortësisë së tyre dhe inatit se cili do të lëshojë pe i pari, transmeton lajmi.net.

Ata ishin takuar në një rrugë të ngushtë të një ure në Bray të Anglisë, por në vend që ta tejkalojnë këtë “problem” si njerëz të qytetëruar dhe ti lëshojnë rrugën njëri-tjetrit, ata kishin vendosur të testojnë durimin duke krijuar kështu tollovi në komunikacion.

Gruaja e cila sipas shenjave të komunikacionit kishte përparësi kalimi, nuk e kishte ndërmend të lëvizë edhe pse shumë njerëz rreth saj i thoshin se prapa qëndron një grua e cila me urgjencë është nisur në shkollë për të marrë të birin. (lajmi.net)

YouTube player