Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse urreni punën që bëni

Trupi juaj mund të preket nga simptomat e stresit si rezultat i urrejtjes ndaj punës suaj.

Lifestyle

21/01/2019 18:29

“Shumë herë, gjëja e parë që ne do të dëgjojmë janë netët pa gjumë”, tha psikologu klinik Monique Reynolds me qendër në Maryland të Qendrës për Ndryshimin e Ankthit dhe Sjelljes, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, Shoqata Psikologjike Amerikane vëren se kur gratë duhet të zgjidhin detyrimeve të tyre personale dhe financiare, mund t’iu zvogëlohet dëshira për seks.

Dispepsia, kapsllëku dhe fryrja e barkut mund të jenë të gjitha të lidhura me stresin që shkakton urrejtja ndaj punës.

Ndër tjera, nën stresin akut, trupit tuaj mund t’i kërkohet të shtypë tretjen për ta përqëndruar në shpëtimin e tij nga ndonjë rrezik i përceptuar, sipas Harvardit. /Lajmi.net/