Ja çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini alkool për 28 ditë

Një person i zakonshëm, zakonisht pi rreth 9.5 litra alkool në vit, sipas statistikave.

Lifestyle

28/02/2019 17:23

Ndonjëherë disa nga ne marrin pushim gjatë javës dhe pijnë vetëm pak, ndoshta duke pasur një gotë verë para shtrat për të lehtësuar stresin, transmeton lajmi.net.

Por, çfarë do të ndodhte me trupin e një personi në qoftë se ata lënë pijen për 28 ditë?

Bright Side ishte e interesuar në realizimin e një eksperimenti me disa vullnetarë, për të mësuar ndryshimet në shëndetin e tyre pas 4 javëve esull.

Java e parë:

Apetiti shtohet. Në të vërtetë, njerëzit hanë më shumë nëse pinë alkool. Por kur ndalojnë të pijnë, ata instinktivisht duan të mbajnë duart e tyre të zëna, zakonisht me ushqim.

Dëshira juaj për ushqime të ëmbla mund të rritet. Alkooli, sidomos lloji i ëmbël, mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të krijojë dëshira të parreshtura të ushqimeve me sheqer.

Java e dytë:

Mëlçia fillon të rimëkëmbet. Kur njerëzit pijnë alkool rregullisht, qelizat e mëlçisë vdesin dhe plagët shfaqen në vendin e tyre. Organi mund të shërohet, por është një proces shumë i ngadalshëm. Sa më pak të pijë alkool një person, aq më i shpejt do të jetë shërimi i tyre.

Një tjetër motivues i fortë mund të jetë ndryshimi në ngjyrën e lëkurës. Alkooli ndërpret qarkullimin e gjakut që çon në mungesë të oksigjenit në lëkurë. Si rezultat, alkooli e bën lëkurën të thatë që çon në shfaqjen e njollave të pigmentit dhe rrudhave të hershme.

Java e tretë: 

Pirja e alkoolit e pakëson prodhimin e pështymës që ndikon në gjendjen e dhëmbëve. Pra, nëse nuk pini alkool, ju keni një rrezik më të ulët të dëmtimit të dhëmbëve dhe smalti tuaj të dhëmbëve bëhet më i fortë.

Alkooli jo vetëm që vret dhimbje, por edhe receptorët e shijes. Me kalimin e kohës, aftësia për të nuhatur dhe shije rimëkëmbet.

Java e katërt:

Lëkura bëhet shumë më e pastër. Aknet dhe acarimet e ndryshme në fytyrë zhduken. Kryesisht kjo ndodh për shkak se balanci i ujit në trup normalizohet dhe po kështu edhe qarkullimi i gjakut. Ngjyra e fytyrës bëhet gjithashtu më pak e zbehtë. /Lajmi.net/