Ja çfarë ndodh kur merimangat mikroskopike bëjnë seks në fytyrën tuaj

Një video do iu lënë gojë-hapur ka zbuluar realitetin e zymtë të asaj që ndodh ndërsa jeni duke fjetur.

Fun

23/05/2019 16:07

Klipi tregon se si merimangat mikroskopike depërtojnë në poret tuaja dhe në vajrat natyrale të lëkurës, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj, ata ngjiten sërish në fytyrë për të bërë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin derisa jeni në gjumë.

Pastaj, insektet mikroskopike kthehen prapë në pore, për t’i vendosur vezët e tyre, duke krijuar kësisoj një gjeneratë tjetër të tyre.

Megjithatë, pavarësisht se mund të tingëllojë si e neveritshme, lajmi i mirë është se këto lloj insektesh janë të padëmshme.

Sipas Healthline, merimangat ‘Demodex’ me krijojnë qëndrim në folikulat e qimeve që mbulojnë fytyrat tona.

Insektet gjenden zakonisht përreth syve dhe mund të afektojnë kapakun dhe qerpikëve. /Lajmi.net/

YouTube player