Ja çfarë i shkaktoi gjuhës së këtij personi konsumi i pijeve energjike

Një mësues që konsumoi të paktën gjashtë pije energjike në ditë ka ndarë një imazh tronditës të gjuhës së tij.

Lifestyle

28/03/2019 17:45

Dan Royals ka postuar foton e gojës së tij të dëmtuar për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e pijeve energjetike, që përmbajnë deri në 58 gramë sheqer për kanaçe, transmeton lajmi.net.

Ai tha se pinte të paktën pesë ose gjashtë në ditë, deri sa mjeku i tha atij se sheqeri i tepërt dhe kimikatet – duke përfshirë aminoacidet, vitaminat B dhe substancat bimore – po hanin mishin e tij.

Dentistët kanë lëshuar paralajmërime se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe acidit në pije energjike mund të jetë e dëmshme për shëndetin oral nëse konsumohet në tepërt.

Një studim i hulumtuesve të Organizatës Botërore të Shëndetit thotë: “Një studim në ShBA tregoi se dëmtimet e dhëmbëve mund të rezultojnë nga pH-ja e acidit dhe përmbajtjes së sheqerit të lartë të produkteve si pijet energjike”. /Lajmi.net/