Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani tërshërë çdo ditë

Thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Lifestyle

19/11/2018 20:11

Për këtë, mjekët rekomandojnë vazhdimisht që të konsumoni tërshërë përgjatë këtij vakti, për një arsye të fortë, transmeton lajmi.net.

Tërshëra besohet të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por, që të arrijë efektin e duhur, tërshëra duhet të jetë e kualitetit të lartë dhe pa papastërti kimike.

Për diversifikimin e shijeve, ju mund t’i shtoni tërshërës fruta të freskët, arra, kanellë apo jogurt me yndyrë të ulët.

Sidoqoftë, më poshtë Bright Side ka arritur t’i radhit disa nga përfitimet që mund të arrihen nga konsumi ditor në vaktin e mëngjesit të tërshërës:

  1. Përmirësimi i lëkurës
  2. Muskujt do të përfitojnë më shumë protein
  3. Rrit nivelin e anti-oksidantëve
  4. Shton energjinë përgjatë ditës
  5. Ju bën të humbni peshë
  6. Ulë nivelin e kolesterolit
  7. Ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
  8. Lufton problemet e tretjes. /Lajmi.net/