Ja çfarë domethënie ka mënyra se si e përdorni buzëkuqin

Nëse buzëkuqi juaj ka formë të rrumbullakët dhe të sheshtë, ju kujdeseni shumë për miqtë tuaj.

Lifestyle

28/12/2015 17:01

Formë rrethore me maje
Screenshot_2
Ju keni një personalitet të veçantë: Njerëzit ose ju duan jashtëzakonisht shumë ose nuk ju pëlqejnë. Por, kjo nuk ju shqetëson juve, edhe pse ju keni qejf dhe jeni mjaft e guximshme për t’i ndarë mendimet tuaja me të tjerët. Pavarësisht përshtypjes së jashtme, ju jeni gjithmonë e para që ofron mbështetje, kur dikush i dashur ka nevojë.

Të rrafshët
Screenshot_3
Njerëzit shpesh ju quajnë personi më mendjemprehtë që e njohin, dhe ata sigurisht se kanë të drejtë – ju keni qenë gjithmonë e shpejtë, inteligjente dhe qesharake; një kombinim i cili ju bën një sharmante natyrale. Por, ju frustroheni gjatë diskutimeve dhe nuk pëlqeni të argumentoni me njerëz të cilët nuk pajtohen me ju, kështu që ky aspekt i personalitetit tuaj mund t’i mërzisë më të dashurit tuaj. Ju i preferoni dokumentarët tek shumica e zhanreve të filmave, sidomos komeditë romantike, transmeton lajmi.net.

Buzëkuq me majë rrethore
Screenshot_4
Dhoma juaj e ndejës është pjesa më e pëlqyer e shtëpisë – juve ju pëlqen që ta mbani atë të rregulluar dhe të rehatshme për një numër mysafirësh të cilët vijnë tek ju. Kujdesi ndaj familjes është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, por ju keni gjithashtu edhe një anë artistike që e shfaqni duke pëlqyer muzikën, shkrimin dhe vizatimin. Dhe më e rëndësishmja, nuk jeni dënuar kurrë për tejkalim të shpejtësisë!

Tatpjetë për kah forma origjinale

Screenshot_5
Si fëmijë, gjithmonë jeni ndjerë e parehatshme kur i keni ‘thyer rregullat’. Madje edhe sot, ju nervozoheni kur i mërzitni njerëzit e tjerë ose kur e lëndoni dikë. Në anën tjetër, kjo ndjeshmëri ju ka bërë një person i dashur që gjithmonë është një komponent i vlefshëm i çdo ekipi në të cilin jeni, si në vendin e punës ashtu edhe në shoqëri.

E rrumbullakët me maje të rrafshët
Screenshot_6
Nuk brengosni nëse duhet t’i zhytni duart kur është fjala për kryerjen e detyrave të ndryshme – pas të gjithave, qëllimi juaj kryesor nuk është që të përfundoni diçka që keni filluar. Kurioziteti juaj nuk njeh kufi dhe ju kurrë nuk frikësoheni të bëni pyetje apo të rrezikoni, gjë që ju ka futur në telashe kur keni qenë fëmijë. Si e rritur, këto tipare ju kanë bërë që ta doni më shumë karrierën, romancën dhe jetën sociale.

Maje të mprehtë por të lakuar
Screenshot_7
Si fëmijë, ju gjithmonë keni qenë simpatia e atyre që kanë qenë rreth jush – një zakon që ka vazhduar edhe në moshën e rritur. Ju keni shumë tonë dashuri për të dhuruar dhe kënaqeni kur i ndihmoni të tjerët. Ju jeni shumë kreative, që është e mrekullueshme, por shpesh i vendosni presion vetes më shumë se që duhet. Ju pëlqejnë kafshët, sidomos qentë.

Diagonale e mprehtë deri në maje
Screenshot_8
Karizmatike dhe ambicioze, ju gjithmonë kenë qenë një udhëheqëse natyrale. Në party – të cilat ju pëlqen shumë që t’i organizoni dhe të shkoni – ju shpesh jeni qendra e vëmendjes, duke i bërë njerëzit rreth jush të qeshin me lot. /lajmi.net