Ja asistimi më i mirë i vitit (Video)

Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez ka bërë një asistime të mrekullueshëm në ndeshjen e djeshme, që padyshim deri tani është asistimi më i mirë i vitit.

Sport

02/03/2015 14:42

Jackson Martinez ishte tejet në disponim në derbin e mbrëmshëm kundër Sporting Lisbonës.

Në minutën e 30’ ai bëri një asistim spektakular te Christian Tello, i cili përballë portierit shënoi për të kaluar Porton në epërsi.

Martinez e ndali topin në mënyrë perfekte, dhe me një prekje magjike të topit me thembrën e tij, arriti të pasojë për mrekulli te Tello.

https://vine.co/v/O0u6BOIrwMv