Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të bombarduesve iranianë

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit, megjithatë i gjithë sulmi ka rezultuar me dëme të vogla në afërsi të një baze ushtarake në Tel Aviv. Një numër i madh raketash që ishin lëshuar nga Irani, ishin ndalur nga sistemi mbrojtës izraelit. Ndërkohë Forcat Ajrore të Izraelit…

Bota

14/06/2025 14:08

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit, megjithatë i gjithë sulmi ka rezultuar me dëme të vogla në afërsi të një baze ushtarake në Tel Aviv.

Një numër i madh raketash që ishin lëshuar nga Irani, ishin ndalur nga sistemi mbrojtës izraelit.

Ndërkohë Forcat Ajrore të Izraelit kanë publikuar një video se si e kanë ditur për pozicionet e raketave tokë-ajër të Iranit përpara se të realizonin sulmin në Teheran.

“Dokumentacioni i zbulimit të raketave tokë-ajër para sulmit të tyre në zemër të Teheranit”, shkruajnë në profilin e tyre zyrtare Forcat Ajrore të Izraelit.

VIDEO