Izraeli ndërpret bisedimet paqësore me Palestinën

Izraeli pezulloi bisedimet e paqes me Palestinën. Pezullimi i bisedimeve vjen fill pas marrëveshjes për pajtim ndërpalestinez. 

Bota

24/04/2014 18:55

Siç dihet, dy organizatat më të mëdha palestineze, ajo Hamas në Rripin e Gazës, dhe tjetra Fatah, në Bregun Perëndimor, të cilat kanë qeverisur secila në territorin e vet, dje kanë arritur marrëveshje për pajtim dhe për formimin e një qeverie të përbashkët kalimtare.

Kjo marrëveshje nuk është pritur fare mirë nga Izraeli, por as nga SHBA-tç, me arsyetimin se ajo do të frenojë bisedimet paqësore ndërmjet Palestinës dhe Izraelit.

Vendimi për pezullimin e bisedimeve të paqes me palestinezët është marrë pas përfundimit të takimit të Netanjahut me kabinetin e sigurisë.

Sipas BBC, Netanjahu zhvilloi një takim 6 orësh me kabinetin e sigurisë.