Izolimi në shtëpi – Nadal sfidohet nga motra e tij, tenis në kopsht

Rafael Nadal ka gjetur kundërshtar edhe në kohë karantine.

Sport

04/04/2020 20:45

Izolimi në shtëpi duket se nuk është aq monoton për ikonën spanjolle të tenisit, Rafael Nadal.

Reketi spanjoll ka gjetur konkurrencë edhe brenda shtëpisë së tij. Motra e Nadal ka kontestuar aftësitë e spanjollit me reket.

Në një video të publikuar nga ‘El Chiringuito’ shihen Nadal dhe motra e tij tek improvizojnë një ndeshje tenisi, me disa karrika që luajnë rolin e rrjetës.

Shikoni më poshtë videon dhe vlerësoni kush del fitues. /Lajmi.net/