Iu qëndronte afër tigrave, ja çfarë ndodhi me fatin e fotografit

Fotografi që po udhëtonte me veturë nëpër një zonë të Afrikës, qëndronte afër tigrave për të realizuar pamje interesante.

Fun

01/03/2019 10:20

Si pasojë, ai rrezikoi të kafshohej teksa provonte t’i fotografonte, veprim i cili ngriti shqetësim mbi përdoruesit e rrjeteve sociale dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, transmeton lajmi.net.

“Kur jeta vihet në rrezik, për një fotografi i cili merr disa pëlqime dhe zhduket përgjithmonë”, ishte njëri ndër komentet e përdoruesve të mediave sociale, duke e cilësuar veprimin si të rrezikshëm.

Mbrojtësit e ambientit kërkuan që në këto zona të udhëtohet me automjete të mbyllura, në mënyrë që të evitohet çdo rrezik potencial nga kafshët e egra kundrejt njerëzve, apo edhe anasjelltas. /Lajmi.net/