Iu përmend emri nga Gjykata Speciale, Buja: Kam marr konfirmim që nuk ka bazë për aktakuzë
Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka treguar në “Debat Plus” se emri i tij ishte përmendur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, por sipas tij, më pas ka marrë konfirmim se nuk ka bazë për ngritjen e aktakuzës ndaj tij. Buja ka folur për procesin që lidhej me emrin e tij dhe për zhvillimet pas…
Lajme
Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka treguar në “Debat Plus” se emri i tij ishte përmendur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, por sipas tij, më pas ka marrë konfirmim se nuk ka bazë për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.
Buja ka folur për procesin që lidhej me emrin e tij dhe për zhvillimet pas përmendjes së tij në kuadër të hetimeve të Dhomave të Specializuara.
“Është përmendur emri im nga Gjykata Speciale. Kam marrë konfirmim që nuk ka bazë për aktakuzë”, ka deklaruar Buja në “Debat Plus”.
Buja ka bërë të ditur se emri i tij është përmendur tri herë nga Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo, sipas tij, nuk është e papritur duke pasur parasysh mënyrën se si Prokuroria e ka ndërtuar rastin.
“Nuk është çudi përmendja e emrit, sepse është ndërmarrje e përbashkët kriminale sipas Prokurorisë, e cila përfshin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave, komandantët e brigadave, komandantët e policisë ushtarake, komandantët e batalioneve, gjithë strukturën ushtarake të UÇK-së”, ka deklaruar Buja.
Sipas tij, në këtë qasje të Prokurorisë përfshihet edhe Qeveria e Përkohshme dhe zyrtarët e saj, duke e cilësuar atë si një akuzë të përgjithësuar ndaj strukturave të pasluftës. “Madje është edhe Qeveria e Përkohshme me zyrtarët e saj. Një akuzë e përgjithësuar për krejt strukturat e pasluftës”, ka thënë Buja.