Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka folur për Ajet Poterën, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Poterën, që i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në këtë qytet drejtohet nga Ekrem Hyseni. Ai ka deklaruar se i uron vetëm suksese Poterës, dhe se vetëm një gjë është habitëse…

Lajme

05/09/2025 19:00

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka folur për Ajet Poterën, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Poterën, që i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në këtë qytet drejtohet nga Ekrem Hyseni.

Ai ka deklaruar se i uron vetëm suksese Poterës, dhe se vetëm një gjë është habitëse për të, pasi sipas Bulliqit, LDK-ja e kishte quajtur atë dezertor.

“Ajeti ka pesë vite që nuk ka qenë aktiv në Lëvizjen Vetëvendosje, as në zgjedhjet lokale dhe as në ato nacionale. Në fillim ishte emëruar si drejtor i Inspektoratit dhe e ka mbajtur për një periudhë shumë të shkurtër kohore atë detyrë, dhe pa paralajmërim e ka lënë detyrën. Nuk e di cilat kanë qenë angazhimet e tij, nuk është se kemi pasur një kontakt të tij tash e pesë vite.”

“Më befasoi fakti kur e pashë se shkoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për arsye se është po ajo LDK që e pati shpallur dezertor para pak kohe, por sidoqoftë janë vendime të tij, mendoj se si një ish-ushtarak ka pasur mendime pozitive”, ka thënë Bulliqi në Klan Kosova.