Iu gjenden substanca narkotike në veturë, arrestohen katër të dyshuar në Pikën Kufitare në Vermicë

Katër persona janë arrestuar në Pikën Kufitare në Vermicë, tre kosovarë dhe një nga Shqipëria pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të Prokurorit vetura është sekuestruar ndërsa të dyshuarit pas…

Lajme

03/07/2024 09:16

Katër persona janë arrestuar në Pikën Kufitare në Vermicë, tre kosovarë dhe një nga Shqipëria pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të Prokurorit vetura është sekuestruar ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“SPK-Vërmicë 02.07.2024-17:35. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa (4) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.