Istog, vidhen rreth 11 mijë euro

Një shtetase e Kosovës, pjesëtare e komunitetit boshnjak, është ankuar se pasi që shtëpia e saj u përfshi nga zjarri dhe pas lokalizimit të tij, ka vërejtur se persona të panjohur kanë vjedhur para në shtëpinë e saj dhe gjësende me vlerë.

Lajme

04/03/2015 17:08

Boshnjakja S.S. (1954), nga fshati Banjë i Istogut, ka deklaruar se i janë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 11 mijë eurosh, si dhe stoli ari në vlerë prej 3 mijë e 500 euro.

Rreth këtij rasti hetimet janë në vazhdim dhe për momentin nuk ka ende persona të dyshimtë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.