Istog: Përleshen mes vete tre persona, njëri gjuan me armë

Një mosmarrëveshje mes tre personave në Istog, ka përfunduar me përleshje mes tyre ndërsa njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Nga ky rast nuk ka të lënduar ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net. Policia ka konfiskuar Pistoletën 7.62 mm, një…

Lajme

08/06/2026 09:39

Një mosmarrëveshje mes tre personave në Istog, ka përfunduar me përleshje mes tyre ndërsa njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.

Nga ky rast nuk ka të lënduar ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.

Policia ka konfiskuar Pistoletën 7.62 mm, një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm, një karikatorë dhe dy fishekë 7.62mm.

Rasti po hetohet.

“Istog 07.06.2026 – 18:00. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje  tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur ndërmjet vete, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa të dyshuarit janë arrestuar , pas intervistimit me vendim të Prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. Janë konfiskuar arma e llojit Pistoletë 7.62 mm, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm , një karikatorë dhe dy fishekë 7.62 mm. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/