Ismet Tara njofton se po kthehet nga Haga: Bëra aq sa munda për UÇK-në dhe Kosovën time
Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha ka njoftuar se sot kthehet në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Tara tha se sot po kthehet në vendlindje dhe se bëri aq sa mundi për UÇK-në dhe Kosovën. Duhet theksuar se në kuadër të procesit të Speciales në Hagë , Tara shkaktoi një lloj “trazire” gjatë…
Lajme
Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha ka njoftuar se sot kthehet në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Tara tha se sot po kthehet në vendlindje dhe se bëri aq sa mundi për UÇK-në dhe Kosovën.
Duhet theksuar se në kuadër të procesit të Speciales në Hagë , Tara shkaktoi një lloj “trazire” gjatë deklarimit.
Ai fillimisht refuzonte të fliste duke që të shfaqet një dokument, e më pas kërkonte që të hiqej.
Po ashtu Tara refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë dhe iu përgjigj vetëm pyetjeve të mbrojtës që iu bën dje./Lajmi.net/