Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, në Klan Kosovës, po flet për vendimin për t’i hyrë për herë të dytë kësaj gare. Ismaili deklaroi se në planprogramin e tij për këtë garë nuk premton megaprojekte, pasi siç thotë ai, kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, kishte eskaluar…

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, në Klan Kosovës, po flet për vendimin për t’i hyrë për herë të dytë kësaj gare.
Ismaili deklaroi se në planprogramin e tij për këtë garë nuk premton megaprojekte, pasi siç thotë ai, kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, kishte eskaluar me premtime të tilla. Ai deklaron se do të merret vetëm me projekte që përmirësojnë jetën e banorëve të kryeqytetit.
“E para, e kam pasur shumë me rëndësi që në programin tim t`i iki projekteve, të mos filloj fushatën me megaprojekte për të cilat ne jemi viktimë të fushatave të tilla për një kohë shumë të gjatë, dhe jeta jonë është viktimë e atyre fushatave dhe mos përgjegjësisë së udhëheqësve që e kanë marrë Prishtinën. Fushata të tilla ka pasur gjithmonë në Prishtinë, e ky [Përparim Rama] ka eskaluar në megaprojekte. Ka eskalu në megaprojekte gjatë fushatës, se kur je për herë të parë në garë, nuk ke punuar asnjëherë në institucione publike, nuk ke punuar asnjëherë në Kosovë, e ke atë dozë që njerëzit kanë mund me i besu. Unë nuk kam hy atje, kam hy në projekte që e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha Ismaili në Rubikon.