ISIS publikon audio regjistrim, konfirmohet vrasja e kroatit Tomisllav Salopek
Pjesëtarët e ISIS kanë publikuar një audio regjistrim me të cilin konfirmohet se kanë vrarë shtetasin kroat Tomisllav Salopek shkruan “Jutarnji List”.

Lajme
Regjistrimi është publikuar një ditë pasi që në rrjetet sociale është publikuar fotografia në të cilën xhihadistët deshën të konfirmojnë se kanë vrarë kroatin.
“Në krahinën Sinai ushtarët e Kalifatit kanë vrarë kroatin, vendi i të cilit po merr pjesë në luftën kundër ISIS-it. Ultimatumi ka skaduar”, thuhet në audio regjistrim.
Por Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit të enjten ka thënë se forcat e sigurisë edhe më tej nuk kanë informata të konfirmuara se Salopek është vrarë.