ISIS i ekzekuton katër futbollistë (FOTO)

Forcat e ISIS i kanë ekzekutuar katër futbollistë në Siri.

Sport

09/07/2016 22:08

ISIS i ka ekzekutuar katër futbollistë në Raqqa të Sirisë, nën akuzat se janë spiunë të kurdëve”, përcjell Lajmi.net nga The Sun.

Emrat e të vrarëve janë Osama Abu Kuwait, Ihsan Al Shuwaikh, Nehad Al Hussen dhe Ahmed Ahawakh.

Pasi i vranë viktimat së bashku me një person të pestë të paidentifikuar akoma, ata i detyruan fëmijët që t’i kontrollojnë trupat e vdekur.

Viktimat kanë luajtur për një klub të njohur në atë regjion, të quajtur Al-Shabab.

Kujtojmë që futbolli dhe sportet nga ISIS konsiderohet si “anti-islamike”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.