ISIL ekzekuton publikisht 9 persona

Një grup i xhihadistëve në Siri ka ekzekutuar dhe kryqëzuar nëntë persona publikisht, tetë prej të cilëve ishin rebelë dhe xhihadistë të cilët po luftonin për regjimin e presidentit Bashar al-Assad, thuhet në një raport të publikuar.

Bota

29/06/2014 14:11

Raporti vjen pasi ka pasur përleshje të ashpra në periferi të Damaskut në mes të pjesëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit, grup ky që është në një ofensivë të madhe në Irak dhe rebelëve, thuhet në raportin e Monitoruesve të të Drejtave të Njeriut në Siri, me seli në Londër.

ISIL kanë ekzekutuar 8 njerëz në Deir Hafer, e cila gjendjet në lindje të provicës Aleppo ditën e shtunë, pasi që ata i përkisnin një grupi të rebelëve që po luftonin kundër xhihadistëve, si dhe forcave të Assadit, thuhet në raport.

ISIL pastaj “kishte kryqëzuar ata në sheshin kryesor të fshatit, ku trupat e tyre mbetën aty për tre ditë”, thuhet në raport.

Gjithashtu në provincën e Aleppos, personi i nëntë u ekzekutua dhe u kryqëzua në qytetin Al-Bab, që gjendet është pranë kufirit me Turqinë.