Ishulli bregdetar që ua kompenson paratë turistëve nëse bie shi

Shiu mund t’ua prish pushimin, por në një ishull në Itali jo.

Fun

22/05/2019 16:58

Një ishull italian jashtë brigjeve të Toskanës ka bërë një ofertë mjaft pozitive për vizitorët, transmeton lajmi.net.

Çdo hotel në Elba të Italisë do rikompenzojë paratë e turistëve për çdo ditë me shi.

Elba, ishulli më i madh në arkipelagun toskan, është më i njohur si vendi ku Napoleoni kaloi pothuajse 10 muaj në mërgim më shumë se dy shekuj më parë.

Ishulli nisi fushatën e quajtur “Elba No Rain” këtë vit, ku vizitorët marrin një rimbursim për një natë nëse bie për më shumë se dy orë në një ditë të caktuar gjatë qëndrimit të tyre.

Nëse bie çdo ditë për më shumë se dy orë në një kohë, atëherë i gjithë qëndrimi në hotel do jetë falas. /Lajmi.net/