Ishte pjesë e grupit terrorist, arrestohet në Vlorë 32-vjeçari nga Kosova

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas kosovar i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Lajme

13/02/2019 16:02

Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari me iniciale F.D. ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare INTERPOL Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare, raporton gazeta Shqip.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.