“Ishte periudha më e vështirë, kisha dhimbje”, Broja rrëfen kohën sa qëndroi në shtrat pas lëndimit

Armando Broja është një nga futbollistët më premtues shqiptar. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, sulmuesi ‘kuqezi’ pësoi një lëndim të rëndë gjatë një ndeshje miqësore kundër Aston Villas. Ai humbi gjithë sezonin për shkak të dëmtimit të ACL-së dhe gjatë një interviste për sajtin e Chelseat, Broja tregoi rreth periudhës së vështirë që…

Sport

01/05/2023 10:32

Armando Broja është një nga futbollistët më premtues shqiptar. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, sulmuesi ‘kuqezi’ pësoi një lëndim të rëndë gjatë një ndeshje miqësore kundër Aston Villas.

Ai humbi gjithë sezonin për shkak të dëmtimit të ACL-së dhe gjatë një interviste për sajtin e Chelseat, Broja tregoi rreth periudhës së vështirë që kishte sa qëndroi në shtrat, shkruan Lajmi.net

“Pas operacioni, unë isha i shtrirë në shtrat për rreth dy javë. Ishte një nga periudhat më të këqija të jetës sime. Ishte e tmerrshme. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Mamaja ime vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tabletat dhe për të më dhënë ushqimin. Ishte një luftë. Thuajse ndiheni të padobishëm. Ju dëshironi të bëni gjëra, por thjesht nuk mundeni. Nuk mund të flija, kisha dhimbje”, tha Broja

Tashmë lojtari i Bluve të Londrës është rikthyer në stërvitje të lehtë dhe pritet që në ndeshjet para-sezonale të jetë i gatshëm. Ai ka para vetës një muaj kohë që të bëhet gati edhe për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë muajit qershor, por kjo duket e paarritur edhe pse jo e pamundur.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, kurse gjatë këtij sezoni ai zhvilloi vetëm 12 paraqitje në Premier League (shumica nga banka rezervë), shënoi një gol dhe bëri një asist./Lajmi.net/