Ishte duke e përgatitur, më pas erdhi goli / Mourinho lojtarit të Romës: Ulu edhe pak
Skuadra e AS Romës arriti fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 28-të të Serie A, ku në stadiumin ‘Olimpico’ mposhti 3 me 0 kundërshtarët, Sampdorian. Në minutën e 57’të, ishte Ëijnaldum lojtari që shënoi për ta kaluar ekipin vendas në epërsi, shkruan Lajmi.net Pikërisht në ato momente, Jose Mourinho ishte duke e përgatitur ta…
Sport
Skuadra e AS Romës arriti fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 28-të të Serie A, ku në stadiumin ‘Olimpico’ mposhti 3 me 0 kundërshtarët, Sampdorian.
Në minutën e 57’të, ishte Ëijnaldum lojtari që shënoi për ta kaluar ekipin vendas në epërsi, shkruan Lajmi.net
Pikërisht në ato momente, Jose Mourinho ishte duke e përgatitur ta fuste në lojë mesfushorin, Solbakken. Portugezi po i jepte instruksione futbollistit, kur lojtari holandez shënoi gol dhe ndërroi planet e trajnerit.
Solbakken më pas u inkuadrua në lojë në minutën e 80’të, duke zëvendësuar mesfushorin Lorenzo Pellegrini. Dhe në minutat e fundit të ndeshjes, ai dhuroi një asist për El Shaarawy./Lajmi.net/
Mudança de planos ?pic.twitter.com/dgxa8gURPS
— B24 (@B24PT) April 3, 2023