Ishin të dënuar me burg: Arrestohen katër persona

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se ka arrestuar katër persona. Arrestimi është bërë pasi që ata ishin të dënuar nga gjykata me burg, shkruan lajmi.net Njëri nga ta është arrestuar në kryeqytet, një tjetër në Podujevë, ndërsa i treti është arrestuar në Han të Elezit, kurse rasti i katërt në…

Lajme

30/06/2024 08:26

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se ka arrestuar katër persona.

Arrestimi është bërë pasi që ata ishin të dënuar nga gjykata me burg, shkruan lajmi.net

Njëri nga ta është arrestuar në kryeqytet, një tjetër në Podujevë, ndërsa i treti është arrestuar në Han të Elezit, kurse rasti i katërt në Kamenicë.

Njoftimi i plotë:  

Prishtinë 29.06.2024 – 04:11. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

PKK Hani Elezit 29.06.2024 – 04:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Ibrahim Demolli, Podujevë 29.06.2024 – 08:13. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 29.06.2024 – 13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një femër kosovare dhe i njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit./Lajmi.net