Ish-zv.ministri i Brendshëm: Hapja e urës në veri të mos dëmtojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Valdet Hoxha, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, hapjen e urës së re në pjesën veriore të Mitrovicës, e sheh në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Ai paralajmëroi se, për shkak të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë, ka mundësi që ura të përdoret si pretekst nga udhëheqësit serbë lokalë. “Hapja e…

Lajme
Valdet Hoxha, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, hapjen e urës së re në pjesën veriore të Mitrovicës, e sheh në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Ai paralajmëroi se, për shkak të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë, ka mundësi që ura të përdoret si pretekst nga udhëheqësit serbë lokalë.
“Hapja e urave është në shërbim të qytetarëve të gjithë komuniteteve. Duke njohur situatën politike dhe të sigurisë atje nuk mund ta përjashtojmë që mund të përdoret si pretekst nga ana e komunitetit serb liderëve të tyre që marrin urdhër nga qeveria në Beograd që të japin kuptim tjetër gjoja kjo urë është rrezik për ta”, ka deklaruar Hoxha për FrontOnline.
Hoxha ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të mos dëmtojnë urat diplomatike me partnerët ndërkombëtarë përmes veprimeve të tyre në terren.
“Kjo urë është që lidhë qytetarët në atë vend. Duhet ta kenë të qartë institucionet që ndërtimi i këtyre urave mos ti dëmtojë urat diplomatike me partnerët ndërkombëtarë”, potencoi ai.