Ish-ylli i Ligue 1 e ‘godet’ Ronaldon, pas komenteve të këtij të fundit

Ish-fituesi i Premierligës dhe Kupës së Botës e ka ‘goditur’ Cristiano Ronaldon, pas komenteve të këtij të fundit për Ligue 1. 39-vjeçari Ronaldo aktualisht luan në Suadi Pro League për ekipin e Al-Nassr. Gjatë karrierës së tij të lavdishme, ai ka luajtur në Premierligë për Manchester Unitedin, në La Liga për Real Madridin dhe në…

Sport

07/01/2025 18:38

Ish-fituesi i Premierligës dhe Kupës së Botës e ka ‘goditur’ Cristiano Ronaldon, pas komenteve të këtij të fundit për Ligue 1.

39-vjeçari Ronaldo aktualisht luan në Suadi Pro League për ekipin e Al-Nassr.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, ai ka luajtur në Premierligë për Manchester Unitedin, në La Liga për Real Madridin dhe në Primeira Liga për Sportingun e Lisbonës.

Megjithatë, së fundmi, ai dha një koment goxha të ashpër për Ligue 1, kur foli në “Globe Soccer Awards” në Dubai.

“Nuk e them vetëm pse luaj unë në Arabinë Saudite. Ata duhet të vijnë dhe të luajnë aty, që ta shohin. Të luash në 38, 39 dhe 40 gradë celsius dhe të vraposht disa herë, dhe ta shohësh se si është. Mos i besoni fjalët e mia, shkoni e shihni për vete”.

“Në Francë është vetëm PSG-ja tjerat janë të mbaruara. Është mendimi im. Të tjerat janë konkurruese, por Parisi është më i forti dhe askush nuk mund të përballet me ta”

“Ata kanë lojtarët më të mirë dhe janë klubi me më së shumti para. Ky është një fakt, nuk e di pse njerëzit befasohen”.

Natyrisht që tifozët ia kujtuan atij se rivali i tij, Lionel Messi luajti për PSG-në nga 2021-a deri më 2023.

Dhe tani, ish-ylli i Ligue 1, i cili kishte 221 paraqitje në këtë ligë, ia ka kthyer komentet portugezit.

Emmanuel Petit luajti për Monacon nga viti 198 deri më 1997, para se të kalojë tek Arsenali, ku fitoi Premierligën më 1998.

Ai më pas luajti për Barcelonën dhe Chelsean, derisa ishte pjesë e Francës, kur kjo e fundit triumfoi në Kupën e Botës më 1998.

“E shikova Globe Soccer Aëards dhe nuk e dija se kishte një ceremony të tillë”, ka thënë Petit për “Discasino”

“Ishte pothuajse një ceremoni e Real Madridit me të gjitha çmimet që i fituan ata”, shtoi ai.

“Cristiano Ronaldo kishte një kritikë të dobët, duke thënë se liga e Arabaisë Saudite është më e mirë se Ligue 1. Kam respekt për karrierën e Ronaldos dhe ndikimin e tij në futboll, por ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë dhe mos të thuash diçka që merr vëmendje kaq të madhe”.

“Nuk më pëlqyen komentet e tij, nuk më pëlqeu as ceremonia madje, ishte më shumë rreth këngëtarëve, artistëve të hip-hopit dhe diamantëve. Po të kisha mundësi ta ndalja televizorin do ta bëja, por isha në një studio, dhe nuk munda”, përfundoi Petit.