Nagavci: Çdo propozimi, opozita iu përgjigj me refuzim – Përgjegjësia për situatën është e qartë dhe qytetarët do të japin përgjigjen e tyre
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi është shpërndarë mbrëmë Kuvendi i Kosovës i cili nuk ka arritur të zgjedh Presidentin. Ajo ka thënë se opozita i është përgjigjur çdo propozimi të VV-së me refuzim, dhe sipas saj përpjekja e tyre për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme kanë…
Lajme
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi është shpërndarë mbrëmë Kuvendi i Kosovës i cili nuk ka arritur të zgjedh Presidentin.
Ajo ka thënë se opozita i është përgjigjur çdo propozimi të VV-së me refuzim, dhe sipas saj përpjekja e tyre për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme kanë hasur në një bllokadë të pakapërcyeshme.
Nagavci ka thënë se në vend të angazhimit konstruktiv, panë vetëm refuzim dhe mungesë vullneti për zgjidhje.
“Kontradiktat e tyre dolën qartë në shesh. Nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe pamë refuzim ndaj propozimeve tona, refuzim për të marrë pjesë në votim, refuzim ndaj kandidatëve si Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, si dhe ndaj figurave konsensuale si dr. Feride Rushiti dhe prof. Hatixhe Hoxha. U refuzua edhe bashkëqeverisja, pozita e kryeparlamentarit dhe ajo e presidentit. U refuzua edhe vetë procesi për zgjedhjen e Presidentit. Të dëshpëruar nga rezultati i zgjedhjeve të fundit, po na çojnë edhe një herë drejt zgjedhjeve të reja. Përgjegjësia për këtë situatë është e qartë dhe qytetarët do ta japin përgjigjen e tyre”, ka thënë Nagavci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: